Portugalia ka fituar Ligën e Kombeve, duke hyrë në histori si skuadra e parë që fiton këtë kompeticion. Portugezët ia kanë dalë që të mundin me rezultatin minimal 1-0 Hollandën.
Ishte 22-vjeçari, Goncalo Guedes që vulosi fatin e këtij takimi në minutën e 60-të, i cili shndërroi gol pasin e dhënë nga Benardo Silva.