Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Portugalia mban zgjedhjet parlamentare

14:00 / March 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët në Portugali votojnë më 10 mars në zgjedhjet parlamentare dhe përballen me zgjedhjen midis një qeverie të qendrës së djathtë apo t’i japin edhe një mandat qendrës së majtë.

Partia e ekstremit të djathtë, Chega, sipas sondazheve, është rritur dhe mund të luajë rol në bisedimet për koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve.

Çështjet që mbizotëruan fushatën në shtetin më të varfër të Evropës perëndimore përfshinin krizën e strehimit, rrogat e ulëta, gjendja në sistemin shëndetësor dhe korrupsioni.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 në Portugali dhe një orë më vonë në arkipelagun e Azores. Rezultatet e para pritet të publikohen në mesnatë.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen pasi katër muaj më parë kryeministri socialist, Antonio Costa, dha papritur dorëheqje për shkak të një hetimi për ryshfet. Në këto zgjedhjet pritet përballja e dy partive të qendrës, Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Social Demokrate (PSD), që qenë në pushtet herë njëra e herë tjetra që nga rënia e diktaturës fashiste pesë dekada më parë.

Në garë është edhe koalicioni i partive të djathta, Aleanca Demokratike (AD). Ky koalicion, sipas shumicës së sondazheve prin, por do ta ketë të vështirë të formojë koalicion qeverisës pa mbështetjen e Chegas.

Partia në pushtet, PS, që tani udhëhiqet nga Pedro Nuno Santos, ndoshta mund të tentojë të përsërisë aleancën e vjetër me Bllokun e Majtë dhe Komunistët, me të cilët qeverisi gjatë viteve 2015 deri më 2019, nëse së bashku fitojnë mbi 115 ulëse në Parlamentin prej 230 vendesh.

Sondazhet sugjerojnë se mbështetja e mesazhit antiestablishment e Chegas – parti që është zotuar se do të luftojë korrupsionin dhe ka pikëpamje kundër migrimin – pothuajse është dyfishuar që nga zgjedhjet e fundit të vitit 2022. Megjithatë, kjo parti sipas sondazheve pritet të dalë e treta.\

Të premten, presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa, tha për gazetën Expresso se do të bëjë gjithçka për të parandaluar që Chega të marrë pushtetin. Këto deklarata kanë nxitur kritika pasi kreu i shtetit duhet të jetë neutral.

Analisti politik, Antonoi Costa Pinto nga Universiteti i Lisbonës tha se Portugalia “ka hyrë në dinamikën e shumë demokracive evropiane”, në të cilën, qendra e djathtë sfidohet duke pasur përkrah një parti të krahut të djathtë të konsoliduar në vendin e tretë.

Mbi 10 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të Portugalisë./ REL

portugali zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.