Të dielën në Portugali mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 10.8 milionë portugezë do të vendosin drejtimin e ardhshëm të vendit. Një gjë është e sigurt, sipas portalit të Brukselit Politiko, lideri socialist Antonio Koshta do të largohet nga posti i kryeministrit.
Zgjedhjet e parakohshme janë rezultat i dorëheqjes së papritur të Koshtës pas një hetimi të ndikimit në vjeshtën e kaluar, që do të thotë se emri i tij nuk do të jetë në fletëvotim për herë të parë në nëntë vjet. Sondazhet tregojnë se blloqet e formuara nga partitë e djathta dhe të majta janë pothuajse të barabarta dhe se partia e ekstremit të djathtë Chega mund të jetë fituese.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Luis Filipe, ka thënë vazhdimisht se nuk do të hyjë në aleancë me të djathtën. Të martën, ai u kërkoi votuesve të sigurojnë që Portugalia të ketë një qeveri konservatore duke votuar për koalicionin e tij në vend të partisë Chega.
Megjithatë, qëndrimi i PSD nuk përjashton formimin e një qeverie nëse lideri i grupit të ekstremit të djathtë, ish-komentatori sportiv Andre Ventura, ofron mbështetjen e tij pa asnjë lëshim.