Kushdo që i ka prindërit në instagram/facebook dhe është përballur ndonjëherë me pyetjen “Po ç’dreqin i ke këto që poston?”, e kupton shumë mirë situatën e reperit me origjinë shqiptare. Gashi postoi një video ku shfaqej një vajzë që kërcente para tij. Siç duket, videoja i ra në sy të atit, që normalisht u shokua dhe i shkroi menjëherë disa mesazhe.
Babai: Mos e bëj veten që të duket sikur ke një jetë të ulët. Mos bëj gjëra që turpërojnë familjen.
Gashi: Shumë keq. Unë jetoj jetën e rrugës tani. Do ta fshi videon…ju të gjithë duhet të ndaloni së pari ç’bëj unë në Instagram, ose do t’ju bëj bllok. Më pas biseda vazhdon…
Babai: Deri më tani na ke bërë krenarë, ndaj mos e dreqos.
E ëma: E ka hequr Avni. Babai: Më mirë më bëj bllok se të shoh ato gjëra.
Gashi: Po qesh me lot. Ma dhe ba, ju dua shumë. Po e fshi videon… Shihemi së shpejti.
Morali: Bëni kujdes me postimet nëse i keni prindërit në Instagram. Jo të gjithë e shohin botën si ju.