Gegë Tefaj dha deklaratë të rremë për vrasjen e Prek Tonajt, ndaj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. ”Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 11.07.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit P. T., 47 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2022, në lokalin e 53-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara prokurorit””,-informon Policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment