Deputeti Ligoraq Karamelo është kërcënuar pas vendimit për të pranuar mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, Karamelo është shprehur se ka bërë denoncim në drejtorinë e Policisë së Korçës. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se është sharë dhe ofenduar, ndërsa përsa i përket autorëve ka thënë se nuk i njeh. Policia deri tani ka shoqëruar një person.
“Kam qenë duke dalë nga lokali kur u kërcënova. Tre personat tentuan të më godasin, duke më quajtur tradhëtar. Nuk tërhiqem nga mandati i deputetit. Bëra denoncimin”, deklaroi Karamelo.