Vranësirat e dendura dhe reshje shiu dominojnë deri në mesditë në zonën e ulët dhe bregdet, por reshje bore në zonat malore.
Pasditja dhe mbrëmja, sipas Meteoalb, sjellin përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat të jenë dominante në të gjithë territorin ndërsa reshjet e pakta të borës mbeten në zonat juglindore.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes e mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale nga -3 në 16 gradë Celcius.