Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Preç Zogaj: Berisha është një lider i konsumuar në pushtet

22:25 / December 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prec zogaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në analizën e tij për PD, Preç Zogaj thotë se fotografia aktuale e partisë është një fragmentarizim në 3 pjesë: ata që nuk mbështesin askënd, rithemelimi dhe PD zyrtare. Analisti thotë në emisionin “Opinion” se Berisha është një lider i konsumuar në pushtet.

Preç Zogaj: Pikëpamja ime është kjo që një lider politik afatgjatë ka gjithmonë mbështetje në parti. Ai largohet nga politika dhe nga partia për t’i dhënë mundësi formacionit politik për të bërë shumicë në popull. Merrni Merkelin, Merkeli po të kandidonte në partinë e vet, Merkeli del e para. Ka dhënë dorëheqjen për t’i dhënë mundësi partisë pas kaq vitesh në pushtet të gjejë lider, të ecë përpara, të fitojë prapë zgjedhjet. Ky është një argument shumë i gabuar që e kanë kthyer në refren këta pala tjetër që e kanë bërë Berishën… Berisha ëshë një lider i konsumuar në pushtet, nuk është një lider që e pret populli, populli e ka konsumuar, e ka pritur dy herë, duhet të jemi realistë.

Sipas Zogajt, Berisha duhet të tërhiqet dhe t’i japë partisë mundësinë për të zgjedhur një lider të ri.

Preç Zogaj: Berisha duhet të tërhiqet dhe t’i krijojë mundësi gjithë PD, në të gjithë fragmentimin e saj për një proces gjithëpërfshirës që të nxjerrë një lidership të ri dhe pyetja, thatë edhe ju me të drejtë, pyetja cili duhet të na drejtojë në demokraci, është pyetje e gabuar, konsiderohet teorikisht pyetje e gabuar sepse presupozohet se e nxjerr gara prandaj quhet pyetje e gabuar në teori. Ne nëse duam të rrimë në demokraci nuk mund të thyejmë ligjësinë dhe teorinë e demokracisë se këtë ka bërë lidershipi shumëvjeçar i PD qëkur se është themeluar pothuajse. Ka ardhur duke thyer ligjësitë e demokracisë dhe ky është fati i PD.

Berisha prec zogaj pushteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.