Analisti Preç Zogaj, i ftuar sot ne emisionin “Opinion”, ka folur në lidhje me pretendimet e ngritura nga Autoriteti i Dosjeve për përfshirjen e emrit të Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Zogaj ka deklaruar se Meta me padinë e ngritur në gjykatë e ka dhënë sqarimin e tij për këtë çështje, madje shton se me 6 akuzat e ngritura ka shkuar përtej sqarimit publik, duke bërë që fjalën e fundit ta thotë drejtësia.
Sipas Zogaj ky fakt vërteton qe me te dhënat e publikuara dhe me qëndrimin e shprehur, Meta e ka sqaruar pozicioni e tij.
“Mendoj se Ilir Meta ka shkuar përtej sqarimit dhe e ka paditur në gjykatë. Në momentin që një i akuzuar për këtë gjë i drejtohet drejtësisë dhe SPAK-ut, akuza pezullohen. Unë nuk po them akuzat anulohen, por të pezullohen.
Duhet të flasim drejt ai ka bërë më shumë se një sqarim publik, ka ngritur 6 akuza dhe i është drejtuar SPAK-ut”, tha Zogaj.