Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prefekti i Dibrës: Bashkia e Matit shembull për sigurinë rrugore dhe investimet në akset rurale

20:58 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shehu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu tha sot gjatë një takimi me përfaqësues të bashkive Mat, Bulqizë, Klos e Dibër, zyrtarë të Policisë Rrugore, specialistë të subjekteve private që mirëmbajnë rrugët nacionale, etj, se Bashkia e Matit është shembulli më i mirë përsa i përket mirëmbajtjes së rrugëve rurale, vendosjes së sinjalistikës rrugore e montimit të kamerave të sigurisë.

Gjatë raportimit të vendorëve u tha se nuk kanë mjetet e mjaftueshme për të mirëmbajtur rrugët rurale në zonat e thella dhe se nuk riparohen në kohën e duhur urat e kanalet ansore.

“Merrni shembull nga bashkia e Matit, tha Prefekti Shehu. Ka afro 400 kilometra rrugë rurale dhe ka siguruar 16 mjete motorike për mirëmbajtjen e tyre. Bashkia Dibër ka dyfishin e rrugëve rurale dhe disponon vetëm 4 mjete për mbajtjen e rrugëve. Mirëmenaxhimi i fondeve ka bërë që kjo bashki të realizojë sinjalistikën horizontale dhe vertikale si dhe të vendosë 45 kamera sigurie në mjediset publike të qytetit Burrelit”, shtoi Prefekti Nexhbedin Shehu.

Zyrtarët e Policisë Rrugore Dibër sqaruan se gjatë këtij viti kanë ndodhur 8 aksidente me pasojë vdekje, janë dyfishuar gjobat si dhe janë bllokuar lejet e drejtimit në 44 raste.

Zyrtarët e Matit u shprehën se Komisariati i Policisë Rrugore Dibër, për të qenë në sinkron me Bashkinë e Matit, duhet të shtojë masat për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve në qytetin e Burrelit, pasi mbetet ende shqetësim shpejtësia e lartë e  makinave në pikun e lëvizjes së qytetarëve.

bashkia mat prefekti i dibres shembull
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.