Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prefekti i Dibrës dhe 4 kryebashkiakët diskutojnë për prioritetet e vitit 2023

16:08 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
327028762 1224017368492145 110662073193869542 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu dhe kryetarët e bashkive Mat, Dibër, Bulqizë e Klos, Agron Malaj, Rrahim Spahiu, Lefter Alla dhe Ilmi Hoxha diskutuan sot rreth prioriteteve për vitin 2023.

Prefekti Shehu u ndal në punën dhe përkushtimin e 4 kryebashkiakëve në realizimin e programit të Qeverisë Rama në Qarkun e Dibrës dhe kërkoi nga ana e tyre si dhe nga drejtorët rajonal të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm dhe seriozitet për realizimin e prioriteteve të këtij viti.

Kryetarët e bashkive theksuan se janë të vendosur të punojnë për zhvillimin ekonomik të njësive ku ato janë zgjedhur, duke patur në qendër të vëmendjes infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm, shkollat, pastrimin e mjedisit, shtimin e vëmendjes për turizimin, rehabilitimin e lagjeve në qytetet Burrel, Klos, Bulqizë, Maqellarë e Peshkopi, investimet në bujqësi, qendrat shëndetësore, etj.

Drejtuesit i IKMT-së, Behar Dedolli, theksoi se duhet punuar më shumë për grumbullimin e mbetjeve urbane nga çdo bashki dhe shtoi se bashkitë Dibër, Bulqizë e Klos duhet të marrin shembull nga Bashkia e Matit. Ai nënvizoi se aktualisht mbetet problem menaxhimi në kohë i mbetjeve spitalore.

Dhimitraq Ziu, drejtor i Policisë për Qarkun e Dibrës tha se parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, garantimi i sigurisë publike, parandalimi i dhunës në familje, garantimi i proçesit zgjedhor dhe mbajtja pastër e rrugëve nacionale  janë disa nga prioritetet e Policisë Mat, Bulqizë e Dibër.           

327263452 876471656740992 1763980898202730785 n
326752065 483591977295430 7063275142347545241 n 1

4 kryetaret Dibër prefekti prioritetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.