Sot Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu inspektoi repartin e zjarrëfiksëve në Bashkinë e Matit.
Pasi u njoh nga drejtuesit lokal të bashkisë, emergjencave civile dhe ato të repartit zjarrëfikër për situatën e fundit, Shehu tha se Bashkia Mat dhe punonjësit zjarrëfikës të kësaj njësie kanë treguar profesionalizëm dhe korrektësi në shuarjen e zjarreve.
“Ky bashkëpunim mes bashkisë, Policisë dhe aktorëve të tjerë duhet të vazhdojë, tha Prefekti. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se zjarret janë të qëllimshme. Policia dhe struktura të tjera të specializuara po punojnë për zbulimin dhe ndalimin e tyre.”
Të pranishëm në këtë takim ishin n/prefekti i Matit Hasan Pasha, n/kryetari i këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani dhe përgjegjësi i emergjencave civile në Bashkinë e Matit Agim Selita.