Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prej 22 vitesh në SHBA qytetari me origjinë nga Malësia e Madhe: Jeta në Amerikë si dita me natën me Shqipërinë

21:55 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ameria shkreli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbajtur më 10 Qershor në New York parada më e rëndësishme e shqiptarëve që organizohet çdo vit në këtë muaj. E kthyer në një traditë mijëra shqiptarë të veshur kuqezi marshuan në rrugët e qytetit.

I pranishëm në paradë ka qenë edhe një qytetar me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, i cili prej 22 vitesh jeton dhe punon në SHBA.

Pasioni për makinat e vjetra e kishte sjellë atë në paradë me një makinë “Retro”, treksa tregoi për gazetarin Blendi Fevziu jetën në Amerikë dhe dallimet me Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Është pjesa e makinës “Retro” dhe përpara kemi motoristët, të cilët janë pjesë më interesante.

Fevziu-drejtuesit të makinës “Retro”: A të hipi me ty?

Qytetari: Po patjetër.

Blendi Fevziu: Më rehat se kaq nuk kam qenë asnjëherë. I cilit vit është makina?

Qytetari: 1929.

Blendi Fevziu: Ku e ke blerë makinën?

Qytetari: Këtu në New York.

Blendi Fevziu: Nga je?

Qytetari: Nga Shkreli i Malësisë së Madhe. Ka 1 vit që e kam blerë këtë makinën. Kam edhe makinë të re, por kam qejf këtë të vjetrën.

Blendi Fevziu: Edhe i paske të dyja, edhe flamurin shqiptar, edhe atë amerikan.

Qytetari: Po, të dyja, Zoti i bekoftë të dyja. Kam 22 vjet në Amerikë. Kma ardhur në Amerikë për një jetë më të mirë.

Blendi Fevziu: A është më e mirë jeta në Amerikë?

Qytetari: Po, më e mirë. Si dita me natën me Shqipërinë. Më e mirë do të ishte jeta atje po të kishim punë, por kur nuk ke punë… Shkoj për për çdo verë në Shqipëri, edhe 2 herë në vjet. Më pëlqen sepse është vendi yt.

Kjo paradë i dedikohet lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe është edicioni i 15 që organizohet në New York.

Amerike qytetari shkreli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.