Trupi i pajetë i një 60-vjeçareje ka mbetur në morgun e një spitali në Selanik të Greqisë prej pesë ditësh.
Familja e të ndjerës nuk pranon ta marrë dhe ta varrosë. Sipas mediave greke, viktima i përkiste komunitetit LGBTQI dhe punonte si prostitutë.
Për këtë çështje kanë reaguar përfaqësues të të drejtave të njeriut, përfaqësues të komunitetit LGBTQI, e po ashtu edhe kryetari i Bashkisë, duke deklaruar se nëse familja refuzon të kryej ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit, do ta bëjë vetë ai.