Të gjitha pronat e qytetarëve të Bashkisë Roskovec me nr. kadastral Zk 31.96 kane qenë bllokuar prej 7 vitesh për shkak të problematikës së mbivendosjes së pronave dhe gabimeve në harta që prej rregjistrimit fillestar si dhe gabimeve të lëna nga kompania daneze e cila fitoi tenderin nga Banka Botërore për këtë qëllim.
Ndërkohë vetëm tani vjen lajmi i mirë për përfundimin e azhornimit, aplikimin dhe shpërndarjen e çertifikatave të pronësisë. E gjitha kjo është mundësuar nga vetë ASHK Fier dhe ajo qëndrore për një periudhë prej afro 1 vjeçare.
Tashmë qindra prona të komunitetit të Roskovecit do të kenë mundësinë e kryerjes së transaksioneve.