Ka vijuar që prej ditës së djeshme zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Zjarri u riaktivizua mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pasi u shua nga zjarrfikësit.
Për shkak të përhapjes së shpejtë te flakëve, janë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre e kullota.
Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën që flakët të përhapen me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë shkuar sërish zjarrfikëset, të cilët po punojnë me mjete rrethanore.