Meghan Markle dhe Princi Harry janë rrethuar nga spekulime për ndarje pasi kanë marrë kohë larg vëmendjes, por një eksperte mbretërore ka sugjeruar se kishte një arsye tjetër për heshtjen e tyre. Duka dhe Dukesha e Sussex-it u goditën nga pretendime të rreme se martesa e tyre ishte në rrëmujë në korrik, pasi qarkulluan thashetheme të këqija se ata po kalonin kohë të ndarë.
Një burim i afërt me çiftin iu përgjigj spekulimeve dhe tha se ato ishin “të sajuara”. Historiania mbretërore Tessa Dunlop gjithashtu ka folur mbi romancën e çiftit teksa i ka hedhur poshtë thashethemet. Tessa tha se çifti në të vërtetë po përgatitej për një njoftim të madh.
Ka pasur spekulime për divorc, pjesërisht sepse ne nuk e kemi parë mjaftueshëm prej tyre për një kohë. Ne duam më shumë Meghan.
Eksperti tha se heshtja e Meghan dhe Harry është e lidhur me thashethemet se Meghan do të rikthehet shumë në Instagram. Thashethemet janë përhapur se aktorja do të rikthehet në platformën e mediave sociale si një ndikuese, pasi hoqi dorë nga llogaria e përbashkët mbretërore që ndau me bashkëshortin e saj. Çifti u bë joaktiv në profil pasi u larguan nga Familja Mbretërore.