Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Prej një muaji në spital, Berlusconi mesazh mbështetësve: Ja ku jam, këtu për ju!

21:03 / May 6, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berlusconi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, u është drejtuar të shtunën mbështetësve, për herë të parë prej kur është shtruar në spital, një muaj më parë.

“Ja ku jam, këtu, për ju, i veshur me këmishë e xhaketë, për herë të parë pas një muaji”, ka thënë miliarderi 86-vjeçar, përmes një videoje të incizuar paraprakisht.

Incizimi i tij është lëshuar në konventën e partisë së tij të së djathtës ekstreme Forza Italia. Ai i ka falënderuar mbështetësit për ndihmën, e cila, sipas tij, i ka ndihmuar “më shumë sesa gjithçka tjetër për të tejkaluar pneumoninë e rrezikshme”.

Berlusconi është shtruar në Spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, pasi është diagnostikuar me infeksion në mushkëri, dhe më pas leukemi. Mjekët e tij kanë konfirmuar këtë javë se gjendja e Berlusconit është “stabile”, por nuk kanë treguar se kur mund të largohet nga spitali.

Forza Italia është parti partnere në koalicionin qeverisës, në krye me Giorgia Melonin. Berlusconi shihet rrallë në publik, përveç disa paraqitjeve në Senat, si lider i partisë.

Forza Italia e ka humbur një pjesë të mirë të mbështetjes, në krahasim me periudhën kur Berlusconi ka qenë në pushtet tri herë si kryeministër, në periudhën 1994-2011.

Berlusconi mesazh SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.