Ndonëse prej disa kohësh është e komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela vijon ende të ketë emërimin e saj në prokurorinë e Durrësit.
Sipas News 24 ajo i është drejtuar KLP-së ku i kërkon caktimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme. Shkresa është depozituar në ditët e para të tetitorit, fakt që është konfirmuar dhe nga vetë institucioni.
Me krijimin e SPAK Prokuroria e Krimeve të Rënda do të shkrihet, çka do të thotë se Prela duhet të kthehet në Durrës ku dhe ka aktualisht emërimin.
Sipas burimeve të News 24, kërkesa e Prelës po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës dhe më pas KLP do të japë një vendim.