Manchester City bën detyrën në stadiumin “Etihad” kundër Brentfordit dhe ngjitet në vend të dytë në renditjen e Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi minimalisht në sfidën e prapambetur të javës së 18.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me City-n që krijoi më shumë mundësi shënimi, por Brentford u mbrojt mirë dhe krijoi raste të rrezikshme. Fitoren “Citysens” ia dha Erling Haaland që shënoi në minutën e 71 të lojës.
“Për të tilla takime, Haland është futbollisti i duhur. Brendford nuk të lë hapësira, prandaj duhet që të luash me një sulmues tipik. De Bryune qëndroi në stol pas kishte një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës. Është në rregull, por nuk donim të rrezikonim”, tha Guardiola. City kapërcen Arsenalin dhe shkon në 1 pikë larg Liverpulit kryesues në renditje. Brentford ngelet në kuotën e 25 pikëve në vend të 14.