Policia e Vorës ka vënë në pranga një shtetase të shpallur në kërkim për mashtrim.
Bëhet fjalë për Shqiponja Krosin, banuese në Tiranë.
Krosi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, Krosi ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.