Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prençi e Dogjani numërojnë “një më një” parregullsitë e primareve të Berishës: Shkelje flagrante të proçesit

21:54 / December 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 humbesit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy kandidatë në primaret e Partisë Demokratike në Kamzë, Shemsi Prençi dhe Asllan Dogjani kanë kontestuar këto zgjedhje brenda partisë. 

Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ata sqaruan përse procesi kishte parregullsi serioze dhe anëtarët nuk u lejuan të votojnë pasi nuk kishin emrin në listë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi nga e njëjta studio, se këto janë disa probleme në një zonë të caktuar, por deklaroi se primaret janë “demokratike dhe të mrekullueshme”. 

Shemsi Prençi: I përshëndes primaret dhe i konsideroj risi për të ecur para. Por kjo kërkon anëtarësi të konsoliduar. Me sa kam njohje, partitë politike që organizojnë primare, kanë sistem të konsoliduar të anëtarësisë. Listat zgjedhore nuk kanë qenë të afishuara. 
Në listën e votuesve ekzistonin emra të përëritur disa herë, me emër dhe atësi të njëjtë por numër serie të formularit të ndryshëm. Së dyti, 14 qendrat e votimit, ishin me 1200-1800 votues, të cilat janë në kundërshtim me kodin zgjedhor. Nuk lejohet në një qendër votimi më shumë se 1 mijë votues. Kishte me shumicë anëtarë të Partisë Socialiste, madje edhe kreytarë organizatash të PS. Si Dashamir Sulejman Selimi, familjarisht u paraqit të votonte. Ndërkohë nuk e kishte emrin në listë kryetari i forumit rinor të PD në Kamzë. Pasi kemi shëtitur të gjithë qendrat e votimit, në të njëjtën makinë të tre kandidatët, kemi konstatuar të tre sëbashku se ka shkelje flagrante që e prishin procesin. Kandidatët e tjerë, kanë këmbëngulur nuk duam ti prishim punë partisë. Unë kam thënë kontestoj procesin dhe partisë i shërbej më mirë duke treguar të vërtetën. Primaret janë risi, por proces i nisur shtrembër nuk mund të përfundojë drejt. Në qendrat e votimit kam parë me dhjetëra dhe qindra demokratë të mërzitur. Kishin votuar me qindra herë dhe kishin marrë pjesë në disa protesta të PD, por dje u kthyen mbrapsht pa të drejtë vote. Jo pa qëllim, kam shfaqur se si kërkonin të regjistronin në mënyrë primitive, sikur po bëheshin zgjedhje në vitin 1930. Unë kam kontestuar procesin, ndërsa Dogjani ka kontestuar rezultatin.

Asllan Dogjani: Primaret janë gjëja më e mirë dhe e rëndësishme që është bërë në Partinë Demokratike. Sa herë futem në një proçes i besoj proçesit. Fushata është bërë e mirë. Kemi kontaktuar me demokratët. Kam regjistruar simpatizantë të PD dhe kam dalë derë më derë vetë, me firmë të kryetarë seksioneve dhe simpatizantëve. Ka qenë proçes i mirë, por ditën e votimit më ka shqetësuar ajo që ka ndodhur. Kam konstatuar që listat ishin fshirë me qëllim të caktuar. Kemi patur 12 qendra votimi, 19 grup seksione. Vetëm në 3 qendra votimi kanë votuar rreth 1500 ose më shumë persona. Kanë ardhur njerëz dhe donin të merrnin pjesë, nuk gjenin emrin në listë. Përplasja e derës në surrat të këtyre demokratëve… Si mund të lihen në Bathore, kanë votuar 200-300 vetë. Unë kam hyrë në këtë proçes për qytetarët e Kamzës. Qëndrova në garë, me idenë që ishte problem teknik. Më pas ishte e qartë…

dogjani penci shkeljet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.