Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenca letër Kushtetueses: Hiq pezullimin e dekretit të Begajt dhe shpall datën për zgjedhjet në Tiranë

18:12 / October 15, 20256 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 219
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që i ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. Seanca në Kushtetuese që do të shqyrtojë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt do të mbahet më datë 31 tetor, dhe Presidenca si palë e interesuar ka dërguar parashtrimin në këtë gjykatë në lidhje me dekretin e zgjedhjeve. Kështu Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese që në datë 31 tetor kur do të mbahet seanca për Erion Veliajn, të heqë pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë dhe të lejojë mbajtjen e tyre.

Letra e plotë

PARASHTRIME TË INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

  1. Si duhet të jenë Kushtetuta dhe ligji, që pretendimet e kërkuesit të quhen ligjshme?

Sipas përfytyrimit të kërkuesit

  1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
  2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të 2. ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.
  3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Siç janë në FUQI dhe janë ZBATUAR

  1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
  2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.
  3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Sipas përfytyrimit të kërkuesit

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) (kërkuesi e quan këtë dispozitë antikushtetuese);

c) (kërkuesi e quan këtë dispozitë antikushtetuese).

Siç janë në FUQI dhe janë ZBATUAR

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Dispozita e nenit 115 të Kushtetutës dhe ajo e nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 nuk janë kopje të njëra-tjetrës. Neni 115 i Kushtetutës nuk përcakton shkaqet për të cilat mund të bëhet shkarkimi i Kryetarit të Bashkisë. Shkaqet e shkarkimit janë më shumë se një dhe përcaktohen nga ligji, (neni 62 i ligjit nr. 139/2015, por jo vetëm).

    Neni 115 i Kushtetutës nuk përcakton organin kompetent për shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Organet kompetente për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë janë më shumë se një dhe përcaktohen nga ligji, (neni 62 i ligjit nr. 139/2015, por jo vetëm).

    Neni 115 i Kushtetutës nuk përcakton procedurën që ndiqet në rastin e shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë. Procedura e shkarkimit përcaktohet nga ligji, (nenet 61 dhe 62 të ligjit nr. 139/2015, por jo vetëm).

    Neni 115 i Kushtetutës përcakton garancitë kushtetuese në rastin kur Këshilli i Ministrave ndërmerr shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

    Kur Këshilli i Ministrave shkarkon Kryetarin e Bashkisë për këtë shkak, përjashtimisht nga rregullat e veta bazë, Gjykata Kushtetuese merr kompetencën për shqyrtimin e këtij Akti Administrativ Individual. Po kështu, përjashtimisht nga rregullat e përgjithshme që qeverisin mjetet ligjore të mbrojtjes gjyqësore, ky akt administrativ individual pezullohet deri në përfundim të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në të gjitha rastet e tjera të shkarkimit, Gjykata Kushtetuese nuk mund të ketë kompetencë, dhe akti nuk mund të pezullohet, sepse deljashtë përcaktimit të pikës 1 të nenit 115 të Kushtetutës, e cila është dega ku varen pika 2 dhe pika 3 e këtij neni. Pa ekzistencën e rrethanave sipas pikës 1, nuk mund të ekzistojnë garancitë sipas pikës 2 apo 3 të këtij neni.

    Baza ligjore e një akti përcaktohet nga organi që e nxjerr aktin, jo nga pala të cilës i drejtohet ai. Këshilli Bashkiak Tiranë ka marrë vendimin nr. 69, datë 23.9.2025, “Për propozimin për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, bazuar në nenin 61, shkronja “c”, dhe nenin 62, shkronja “c” të ligjit nr. 139/2015.

      Kërkesa e këshilltarëve për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, (shkresa nr. 31879 Prot., datë 18.9.2025), është bazuar në shkronjën “e” të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015.

      Procesverbali i mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale të Këshillit Bashkiak Tiranë, i datës 23.9.2025, qartëson se procedura e shkarkimit do të ecte përpara vetëm për këtë shkak ligjor. Propozimet për përfshirjen në projektvendim të shkaqeve të tjera ligjore nuk u morën parasysh.

      Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Bashkiak Tiranë, i datës 23.9.2025, qartëson se shkarkimi është bërë vetëm për shkakun ligjor të përcaktuar nga shkronja “c” e nenit 62 të ligjit nr. 139/2015. Kërkesa që të propozohej shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” është refuzuar në mënyrë eksplicite.

      Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin nr. 539, datë 25.9.2025, “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj”, bazuar në nenin 62, shkronja “c” e ligjit nr. 139/2015.

      Të gjitha këto prova shkresore kanë qenë në dispozicion të Gjykatës Kushtetuese kur vendosi pranimin e një kërkese që pretendonte se shkarkimi ishte de facto shkarkim sipas nenit 115 të Kushtetutës (!!!), ose se nuk mund të ketë shkarkim përveçse sipas nenit 115 të Kushtetutës (!!!).

      Nuk ka asnjë shpjegim logjik dhe të arsyeshëm që të bindë palët e përfshira për faktin pse Gjykata Kushtetuese ka injoruar tërësisht aktet zyrtare të disa organeve shtetërore dhe qëndrimin e tyre të qartë se shkarkimi nuk bëhej në bazë të nenit 115 të Kushtetutës, por në bazë të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 dhe ka nxituar të marrë përsipër.

      Gjykata Kushtetuese Presidenca Tirane zgjedhje
      Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

      Postime te ngjashme

      Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

      09:53 / February 10, 2026

      Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

      09:05 / February 10, 2026

      TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

      08:59 / February 10, 2026

      Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

      08:09 / February 10, 2026
      Add A Comment
      Leave A Reply Cancel Reply

      This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

      © 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
      • Kontakt
      • Politikat e privatesise

      Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.