Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot Dëshmorin e Atdheut, Komisar Gani Malushi.
“Dëshmori i Atdheut, Komisar Gani Malushi do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit”, u shpreh Presidenti Begaj.
“Do të kujtohet me respekt për luftën pa kompromis me bandat e krimin”, theksoi Begaj.
“Profesionistë si ai lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin tek ajo”, përfundoi mesazhin e tij Kreu i Shtetit.