Presidenti Bajram Begaj shprehet se i ka kërkuar Papa Franceskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur, pasi do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë
Gjatë një intervistë për të përditshmen italiane Il Tempo, kreu i shtetit shtoi: “Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- është shprehur Presidenti Bajram Begaj.