Gjatë vizitës në Prishtinë, presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, janë mikpritur nga akademiku Rexhep Qosja në banesën e këtij të fundit. Përmes një video të publikuar në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shkruan ”Me akademikun Rexhep Qosja, vepra e të cilit ka krijuar një ndikim pozitiv në universin shqiptar. Akademiku Qosja është institucion i mendimit dhe shqiptarizmës”.
Presidenti Begaj në shtëpinë e akademikut Qosja: Vepra e tij ka krijuar një ndikim pozitiv në universin shqiptar
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment