Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Begaj në Vatikan: E kam falënderuar Papën dy herë që mbështeti dialogun ndërkombëtar

17:50 / April 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1745594591xtyuiuu 951
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë një ceremonie ku morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota.

Gjatë kësaj ceremonie nderimi për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj u shoqërua nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Shqipëri: mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi. Prania e tyre simbolizoi frymën e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare që karakterizon Shqipërinë një vlerë që Papa e kishte vlerësuar në mënyrë të veçantë gjatë vizitës së tij në vend në vitin 2014.

Krah presidentit Begaj në këtë ceremoni ishin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali shqiptar Ernest Troshani, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, si dhe Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja.

Begaj është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë, Vatikan nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Herën e parë Presidenti Begaj u takua me Atin e Shenjtë në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi kishte marrë detyrën e kreut të shtetit në Shqipëri. Takimin e dytë me Papa Françeskun, Presidenti Begaj e zhvilloi në maj të vitit të kaluar.

Pas dy takimeve të përzemërta me Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj ka shprehur se është ndjerë i nderuar nga pritja në Audiencë të veçantë, ku ka pasur rastin të falënderojë Papa Françeskun për mesazhet e paqes që ka përcjellë në mbështetje të shuarjes së konflikteve dhe forcimit të dialogut ndërkombëtar. Pjesëmarrja e këtij delegacioni të lartë shqiptar në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun nënvizon respektin e thellë të Shqipërisë për figurën e Atit të Shenjtë dhe për trashëgiminë e tij të paqes, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar.

bajram begaj homazhe papa Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.