Presidenti Bajram Begaj, ka vizituar zonën turistike të Vermoshit. Kreu i Shtetit vlerësoi bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, duke theksuar se Shqipëria mbetet “befasuese nga Konispoli deri në Vermosh”.
“Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, shkroi Begaj.
Shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, janë kthyer në bujtina mikpritëse, duke i dhënë zonës pamjen e bujtinave alpine zvicerane. Vendosur në një luginë akullnajore, në 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi mbetet fshati më i madh dhe një prej perlave të Alpeve Shqiptare.
