Presidenti Bajram Begaj priti Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare në Ditën Ndërkombëtare e Emigrantëve. Kreu i Shtetit theksoi se duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë përkohësisht ose gjithmonë.
“Ai do të vijojë të punojë për të përcjellë kudo në botë të gjitha vlerat e lidhura me trashëgiminë tonë historike dhe kulturore”, u shpreh Begaj. Kreu i Shtetit i cilësoi shqiptarët e Diasporës si energjinë më pozitive të Shqipërisë.
“Jeni shembulli më frymëzues se si shqiptarët, pavarësisht vështirësive, kanë arritur të integrohen, të bëhen pjesë aktive e shteteve ku ata jetojnë por, nga ana tjetër, nuk e kanë harruar atdheun e tyre të parë, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, vuri në dukje ai.
Begaj u shpreh se vota e Diasporës është shumë e rëndësishme dhe përcaktimi i datës së zgjedhjeve më 11 maj kishte të bënte me faktin e realizmit të kësaj vote.
“Mendoj se vota e Diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”,-shprehu edhe një herë bindjen e tij Presidenti Begaj. Në mbyllje të këtij takimi, shprehu se e konsideron Diasporën shqiptare si një dhe të vetme dhe se “vetëm po të jemi të gjithë bashkë, do të jemi më të fortë”.