Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti Biden telefonatë me Papa Françeskun dhe kryeministrin izraelit për konfliktin në Lindjen e Mesme

21:38 / October 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, këtë të dielë (22 tetor), në lidhje me zhvillimet në Izrael dhe Gaza.

Mësohet se në diskutimin e tij me Papa Françeskun, Biden dënoi sulmin e Hamasit dhe diskutoi përpjekjet e tij për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza.

Të dy “diskutuan nevojën për të parandaluar përshkallëzimin në rajon dhe për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, shkruan CNN.

Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë së shpejti një deklaratë të plotë të telefonatës së presidentit me Netanyahun.

Biden dhe nën presidentja e SHBA Kamala Harris morën gjithashtu një informim të dielën në mëngjes nga ekipi i tyre i sigurisë kombëtare, në lidhje me zhvillimet e fundit në Gaza.

Pjesëmarrësit në konferencë përfshinin Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët Charles Brown, Shefin e Shtabit Jeff Zients dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi në NBC Meet the Press se zyrtarët amerikanë janë angazhuar me partnerë në rajon dhe në bisedime me ata që mund të kenë ndikim me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Blinken tha se nga 10 amerikanët e pagjetur, disa besohet të jenë pengje, por ai nuk dha një shifër të saktë.

“Ajo që ne nuk e dimë me siguri është nëse disa nga të pagjeturit janë të vdekur dhe thjesht nuk janë zbuluar ende, apo nëse janë peng. Por dyshojmë fort se një numër prej 10 personash të paktën, mbahen në Gaza nga Hamasi”, tha ai.

biden konflikti telefonate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.