Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Presidenti Duka në meshën e shenjtë para nisjes së Kampionatit Europian të Futsallës për priftërinj: Futbolli, forcë e jashtëzakonshme!

12:37 / February 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i ftuar në meshën e shenjtë të zhvilluar në Katedralen Shën Shtjefnit të Shkodrës. Kjo meshë e udhëhequr nga Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv metropolit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore u mbajt në prag të nisjes së Kampionatit të 16-të Evropian të Futsallës mes priftërinjve, që do të zhvillohet në Shkodër më datat 5-9 shkurt 2024.

Ndërkaq, në këtë turne marrin pjesë ekipet përfaqësuese të 17 vendeve nga e gjithë bota me mbi 224 pjesëmarrës. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka vlerësoi faktin që ky aktivitet ndërkombëtar zhvillohet pikërisht në Shkodër, aty ku edhe futbolli shqiptar ka fillesat e veta më shumë se një shekull më parë.

“Së pari jam i lumtur, si gjithmonë kur vij në Shkodër, e aq më tepër që ndodhem në mes jush. Dhe jo pa shkak. Jo vetëm unë, por i gjithë komuniteti i futbollit shqiptar, i është mirënjohës religjionit tuaj.

Sepse pikërisht këtu në Shkodër, u ndez shkëndija e parë e vullkanit – futboll. Kjo ndodhi gati 120 vjet më parë, në fillimet e shekullit të kaluar, kur një prift i ardhur nga Malta, mbërriti në kolegjin saverian dhe solli një top të vërtetë futbolli, bashkë me rregulloren e lojës. Që atëherë, futbolli u përhap si epidemi, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë”, – tha Presidenti i FSHF-së, duke theksuar edhe hapat e mëdha që ka bërë futbolli shqiptar ndër vite, që vazhdon të jetë një pjesë e shumë e rëndësishme e vlerave kombëtare.

IMG 0417

“Sot pas dhjetëra dekadash ne jemi krenarë për ecurinë e futbollit shqiptar dhe për arritjet e tij. Ai vazhdon të mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës dhe vlerave kombëtare. Sukseset e fundit të ekipit kombëtar dhe kualifikimi i dytë në finalet e një Kampionati Europian “Gjermani 2024”, tregojnë për vlerat në rritje dhe për punën e palodhur që është bërë në Shqipëri për arritjen e suksesit.

Në qershor në Gjermani, ne do të shkojmë për të treguar vlerat tona më të mira dhe për të përfaqësuar denjësisht gjithë kombin. Atëherë, jo vetëm Ju dhe e gjithë Shqipëria, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen do të luten për djemtë tanë kuqezi”, – vijoi ai.

IMG 0420

Duke u ndalur te kampionati ndërkombëtar i priftërinjve që zhvillohet në Shkodër, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh se ky turne sportiv është një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të ndarë traditat dhe vlerat më të mira të çdo vendi.

“Ju nesër do të nisni një aktivitet të ri futbollistik. Kjo lidhje me futbollin, nuk është një gjë e re për ju, teksa kampionatin e parë e keni zhvilluar në vitin 2006. Personalisht u gëzova shumë kur mësova, se këtë vit Kampionati i XVI Europian i Futsal mes priftërinjve do të zhvillohej në Shkodër.

Në emrin dhe të gjithë komunitetit të futbollit dua t’ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri të 17 skuadrave pjesëmarrëse, të 224 pjesëmarrësve nga vende si Kroacia, Italia, Çekia, Bjellorusia, Mali i Zi, Sllovakia, Rumania, Hungaria, Serbia, Kazakistani, Portugalia, Austria, Sllovenia, Kosova, Polonia dhe Bosnja.

Ky nuk është thjesht dhe vetëm një turne sportiv, nuk është thjeshtë një garë, por njëkohësisht edhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të ndarë me njëri-tjetrin përvojat kulturore, fetare, traditat dhe vlerat më të mira që çdo vend përfaqëson. Ju garantoj se, ashtu si edhe deri më tani, do të keni mbështetjen e institucionit të futbollit shqiptar në çdo hapin tuajin”, – shtoi Presidenti Duka, teksa nënvizoi fuqinë që futbolli ka për përçuar mesazhe pozitive dhe solidariteti.

IMG 0418

Armand Duka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.