Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti i SHBA, Trump i zhgënjyer nga Zelensky

10:22 / December 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4617
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin e SHBA-ve për paqe, ndonëse, sipas tij, ekipi negociator i Ukrainës e ka pritur pozitivisht.

Deklaratat e tij vijnë gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Kennedy Center Honors 2025.

“Kemi folur me presidentin Putin dhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë presidentin Zelensky. Dhe duhet të them se jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin, kjo deri para disa orësh. Njerëzit e tij e pëlqejnë shumë, por ai jo. Rusia është në rregull me të… Natyrisht, Rusia do të donte gjithë vendin, kur e mendon. Por besoj se është dakord me propozimin. Nuk jam i sigurt që Zelensky është. Njerëzit e tij e duan, por ai nuk e ka lexuar.

Komentet e Trump vijnë pasi i dërguari i tij special, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner, përfunduan disa ditë bisedimesh në Kiev me negociatorin e lartë ukrainas, Rustem Umerov.

Ndërkohë, Zelensky, në një prononcim të shkurtër, tha se bisedimet me delegacionin amerikan kanë qenë konstruktive, por jo të lehta, ndërsa njoftoi se në ditët e ardhshme do të zhvillojë konsultime me liderët evropianë.

Megjithë ndërmjetësimin amerikan dhe kontaktet e vazhdueshme diplomatike, progresi në negociatat e paqes mbetet i ngadaltë. Mosmarrëveshjet kryesore lidhen me garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe statusin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Moska vazhdon të deklarojë se është e gatshme për bisedime, duke fajësuar Kievin dhe Perëndimin për bllokimin e procesit, ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj e akuzojnë Rusinë për zvarritje të qëllimshme për të forcuar pozicionet në terren.

Por pavarësisht deklaratave, sulmet vijojnë në Ukrainë. Së fundmi dronët rusë sulmuan një bllok apartamentesh në qytetin verilindor ukrainas të Okhtyrkës, ku mbetën të plagosur 7 persona.

Donald Trump Presidenti SHBA zelensky zhgënyer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.