Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti i SHBA, Trump pezullon programin e llotarisë amerikane

10:04 / December 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5303
US President Donald Trump addresses the nation from the Diplomatic Reception Room of the White House in Washington, DC, on December 17, 2025. (Photo by Doug MILLS / POOL / AFP via Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pezulluar sot, 19 dhjetor, programin e llotarisë së kartës së gjelbër (Diversity Visa-DV1) pas sulmit me armë zjarri në Universitetin Brown, ku u vranë dy studentë dhe u plagosën nëntë të tjerë.

I dyshuari për sulmin ishte Claudio Neves Valente, 48 vjeç, shtetas portugez, i cili kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes programit të llotarisë së vizave në vitin 2017 dhe kishte përfituar kartën e gjelbër. Ai u gjet i vdekur të enjten, 18 dhjetor, në një depo në Salem, New Hampshire, pasi dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ka deklaruar se programi është pezulluar me urdhër të Trump për të “siguruar që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet nga ky program”. Ajo kujtoi se Trump kishte tentuar ta mbyllte skemën që në vitin 2017, pas sulmit me kamion në Nju Jork ku u vranë tetë persona. Autori i atij sulmi, Sayfullo Saipov, kishte hyrë gjithashtu në SHBA përmes DV1.

Autoritetet amerikane besojnë se Neves Valente është gjithashtu përgjegjës për vrasjen e profesorit të MIT-it, Nuno F. Gomes Loureiro, 47 vjeç, i cili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Brookline, Massachusetts, dy ditë para sulmit në Brown. Të dy kishin studiuar në të njëjtin universitet në Portugali në fund të viteve ’90.

Hetuesit arritën ta identifikonin të dyshuarin pas një ndjekjeje plot 6 ditë në disa shtete, duke përdorur pamje kamerash sigurie dhe informacione nga publiku. Një automjet i marrë me qira u lidh me të dy vendngjarjet.

Presidentja e Universitetit Brown, Christina Paxson, tha se Neves Valente kishte qenë student doktorature në fizikë në këtë universitet në vitet 2000–2001, por nuk kishte asnjë lidhje aktuale me institucionin.

Dy studentët e vrarë në sulmin në Brown janë identifikuar si Ella Cook, 19 vjeçe nga Alabama, dhe Mukhammad Aziz Umurzokov, 18 vjeç, një amerikan me origjinë uzbeke që sapo kishte nisur studimet. Motivi i sulmeve mbetet ende i paqartë.

Donald Trump Presidenti SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.