Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti i SHBA, Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:02 / November 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3803
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që përjashton një sërë produktesh ushqimore, përfshirë kafenë, bananet dhe mishin e viçit, nga tarifat e gjera tregtare.

Vendimi vjen ndërsa administrata përballet me presion për shkak të çmimeve të larta. Edhe pse Trump më herët i ka minimizuar shqetësimet për koston e jetesës, ai është fokusuar në këtë çështje pas rezultatit të dobët të Partisë Republikane në zgjedhjet e javës së kaluar.

Lista e produkteve të përjashtuara, e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, përfshin dhjetëra artikuj, nga avokadot e domatet, te kokosi e mangoja. Sipas administratës, këto produkte nuk mund të prodhohen në sasi të mjaftueshme brenda vendit.

Trump ka këmbëngulur prej kohësh se tarifat e tij, aktualisht 10% për të gjitha importet, me taksa shtesë për disa partnerë tregtarë nuk do të çonin në rritjen e çmimeve për konsumatorët amerikanë. Ai i ka quajtur shqetësimet për përballueshmërinë “gënjeshtër” të demokratëve.

Sipas tij, tarifat janë të domosdoshme për të ulur deficitin tregtar të SHBA-ve. Trump ka akuzuar vende të tjera se kanë “shfrytëzuar” SHBA-në dhe e kanë “plaçkitur” atë, duke argumentuar se taksat do t’i nxisin amerikanët të blejnë produkte vendase.

Megjithatë, rritja e çmimeve të ushqimeve, veçanërisht e mishit të viçit është kthyer në një problem politik për presidentin. Javën e kaluar ai kërkoi një hetim për industrinë e përpunimit të mishit, duke e akuzuar për “bashkëpunim të paligjshëm, fiksim çmimesh dhe manipulim të tregut”.

Për të fituar mbështetje për tarifat, administrata ka propozuar çekë rimbursimi prej 2 mijë dollarësh për qytetarët amerikanë, ndërkohë që Gjykata e Lartë po shqyrton ligjshmërinë e vetë tarifave.

Megjithatë, përjashtimet e fundit tregojnë një tërheqje të administratës, ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet të ulë çmimet duke hequr taksat mbi disa ushqime bazë.

“Të gjitha produktet që prek vendimi nuk prodhohen në SHBA, ndaj nuk ka rrezik për industrinë tonë”, tha Trump të premten. Ai shtoi se nuk pret të nevojiten të tjera tërheqje nga politikat e tij tarifore.

“Bëmë një lëshim të vogël për disa ushqime, si kafeja për shembull, sepse çmimet ishin rritur. Tani ato do të ulen brenda një periudhe të shkurtër”, tha presidenti.

Ekonomistët prej kohësh kanë paralajmëruar se kompanitë do të transferojnë koston e tarifave tek konsumatorët përmes çmimeve më të larta. Ndërsa inflacioni në shtator rezultoi më i ulët se pritshmëritë, shumica e produkteve të monitoruara nga Departamenti i Punës u shtrenjtuan, me çmimet e ushqimeve 2.7% më të larta se një vit më parë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, përjashtimet e reja hyjnë në fuqi me efekt prapaveprues, duke filluar nga mesnata e 13 nëntorit. Në një përpjekje tjetër për të ulur çmimet e ushqimeve, administrata njoftoi se do të reduktojë tarifat për kafenë dhe bananet si pjesë e marrëveshjeve tregtare me katër vende të Amerikës Latine. Këtë javë, Trump dhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, u zotuan të ulin çmimin e kafesë me 20% gjatë këtij viti.

Donald Trump presidenti i shba produktet ushqimore tarifat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.