Dita e hënë pritet që të jetë një ditë e ngarkuar për futbollin shqiptar duke qenë se do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet rikthimi i policisë në stadium. Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati ka folur për ‘Top Channel’ duke u shprehur se gjyqtarët mund të deformojnë garën në rast se nuk ka polici në stadiume.
“Në rast se gjyqtarët nuk kanë siguri nuk mund të gjykojnë në mënyrë korrekte dhe të paanshme por do të jenë në trysni psikologjike dhe fizike që çojnë në deformimin e garës.
Takimi i së hënës? Nëse nuk krijon premisa për zhvillim normal, vazhdojmë bojkotin. Vijmë nga sistemi totalitar dhe nga koha e gjatë e tranzicionit jemi ende me idenë se vetëm polici mund të na mbajë”, tha Kastrati.