Dështon përpjekja e presidentit të Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, për t’u larguar nga vendi.
Raportohet se ai u pengua nga stafi i imigracionit, i cili nuk e lejoi Presidentin të shkonte në zonën VIP të aeroportit për të vulosur pasaportën e tij.
Si rezultat, Rajapaksa thuhet se humbi katër fluturime për në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai, gruaja e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe ndihmës të afërt e kaluan natën në një bazë ushtarake aty pranë.
Pas disa muajsh demonstratash, Rajapaksa do të japë zyrtarisht të mërkurën dorëheqjen nga posti i Presidentit.