U desh jo pak që ligji për gjuhët në Maqedoni të botohej në Gazetën Zyrtare dhe tani ka hyrë në fuqi. Por presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov cili nuk e dekretoi ligjin, ka reaguar duke e quajtur shkelje kushtetuese shpalljen në Gazetën Zyrtare. Kreu i shtetit paralajmeron edhe ndjekje penale.
“Mbrëmë vonë kishim mundësinë që të shohim fytyrën e vërtetë të koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së, koalicion që veten e quan pro-evropian.
Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare dhe të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa dekretin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë është jo-kushtetues.
Me dërgimin e këtyre dy ligjeve në Gazetën Zyrtare është shkelur Neni 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, derisa shpallja e ligjeve është bërë në mënyrë joligjore dhe paraqet bazë për ndjekje penale”, tha Gjorge Ivanov.
Ky reagim i Ivanov është kontradiktor ne raport me qëndrimin e pak muajve më pare. Në nëntor me rastin e përvjetorit te kongresit te manastirit kreu i shtetit i dërgoi urime të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë, ku konfirmonte angazhimet për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët.