Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pati një bisedë telefonike me Presidentin Rus Vladimir Putin ditën e sotme, për herë të parë që nga marrja e detyrës. Në qendër të bisedës ishin aktivitetet e fundit të Rusisë, ku edhe i ka kërkuar lirimin e kritikut të tij, Alexei Navalny.
Lidhjen telefonike midis dy udhëheqësve e njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
Ajo tha se temat përfshinin propozimin e Biden për të zgjatur traktatin e ri të armëve bërthamore ‘START’ me Rusinë për pesë vjet dhe “mbështetjen e fortë të SHBA për sovranitetin e Ukrainës” përballë agresionit të vazhdueshëm rus.