Krah Putinit dhe mbështetës i luftës ruse në Ukrainë, presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, thotë se bota kurrë nuk ka qenë kaq afër një Lufte të Tretë Botërore, por thekson se ajo nuk do të nisë për një arsye të thjeshtë. “Kjo do të çonte në shkatërrimin e të gjithëve dhe gjithçkaje”, u shpreh ai.
Për të vendi i tij ka 25 vjet që “përgatitet për luftë”, megjithëse ka përjashtuar që një mobilizim si ai i dekretuar në Rusinë fqinje është duke u zhvilluar.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po shqyrton një skenar të ri në fushatën e tij në Ukrainë për shkak të pengesave që po pësojnë trupat ruse në lindje dhe jug të vendit.