Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Meta: E kam këshilluar Bashën që ta respektojë gjithmonë Berishën, por…Ja kur ka qenë hera e fundit që jam takuar me ish-kryeministrin

22:27 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në RTV “Ora News” foli mbi përplasjet në PD, ku kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë thirrur dy Kuvende në data të ndryshme. 

Kreu i shtetit tha se kjo është një ngjarje që nuk i takon të shprehet, por shtoi se është fakt që opozita ka një problem të rëndësishëm me lidershipin që nuk mban përgjegjësi.

“Ju doni të më fusni në parashikime për ngjarje që nuk më takojnë mua dhe të shprehem për kandidatët. Kam gati një vit që nuk jam takuar me z.Berisha dhe do përpiqem të shmang çdo takim, të paktën edhe disa javë, pastaj shpresoj të takohem me të dhe me z.Basha, dhe këdo tjetër. Të gjithë duhet të sillen me shumë përgjegjësi në raport me PD-në, misionin e saj opozitar, dhe ti japin fund situatës ku askund nuk mban përgjegjësi, apo ku transferohet te dikush tjetër. Kam qenë i hapur me të dy, këshilla që i kam dhënë gjithmonë z. Basha ka qenë që ta respektojë gjithmonë z.Berisha por të vendosi vetë edhe kur mendon se z.Berisha e ka gabim. Por asnjëherë të mos bjerë viktimë e diversioneve për të mohuar kontributet e tij, apo vlera e tij, sepse dihen kontributet e tij”, tha Meta.

“Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që opozita ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. Është lidership që nuk mban përgjegjesi, gjithmonë do shpikë një fajtor. Z.Basha e ka pranuar që ka një dualizëm në lidershipin e PD. Nuk e di sa e vërtetë dhe reale është kjo, se nuk kam qenë pjesë e forumeve. Nuk mund të them çfarë ka ndodhur në Kryesi, Grupin Parlamentar, por mendoj që PD një aset shumë i rëndësishëm kombëtar, si një parti e mbrojtjes së interesit kombëtar, lirisë, ka për detyrë që ta zgjidhë në mënyrën më bashkëpunuese, me transparente këtë situate. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike”, u shpreh më herët Presidenti lidhur me zhvillimet e fundit në PD.

bashen Presidenti Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.