Në Ditën Botërore të Teatrit, Presidenti Ilir Meta ka sjellë në vëmendje shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin thotë se ngjarje të tilla nuk duhen të lejohen më.
Kreu i Shtetit thotë se artistët edhe pse të tradhtuar i dhanë zë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.
Ai shprehet se duhet të mbrojmë vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës.
“Sot, në Ditën Botërore të Teatrit, u shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë artistëve jokonformistë dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, edhe pse të tradhtuar, i dhanë zë me forcë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.
Të jemi më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më”, shkruan Meta.