Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur pushimet. Ai publikoi sonte foto sëbashku me familjen e tij. Pas frekuentimit gjatë ditës të plazhit, në bregdetin Jon, në mbrëmje Meta ka frekuentuar kalanë e veçantë të Lëkursit në Sarandë. Në foto tregohet se familja është ribashkuar, pasi edhe fëmijët janë kthyer nga Anglia.
Postimi i Presidentit:
Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga kalaja e Lëkurësit në Sarandë.

