Shkupi nuk është aspak i qetë. Dhuna dhe shkatërrimi e kanë kthyer kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në një shesh beteje të frikshëm. Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski u bëm thirrje të gjithë organizatorëve që të marrin përgjegjësi dhe të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar me dinjitet dhe pa dhunë.
Në të njëjtën kohë, siç thuhet në njoftimin e kabinetit të tij, ai dënon ashpër mbajtjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga civilë dhe qytetarë të vendit, të cilët nuk janë pjesëtarë të organeve të sigurisë.
“Përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike është e papranueshme. Ngjarja që ndodhi dje në Shkup nuk duhet të përsëritet sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se qetësia dhe siguria e të gjithë qytetarëve”, thekson Pendarovski.
Policia dje ka pasur një reagim me kohë që ka parandaluar përleshje të mëdha. “Pres që të gjithë personat që ishin të përfshirë në incidentin e djeshëm të mbahen në paraburgim dhe të sanksionohen në afat sa më të shkurtër”.