Skënderbeu luajti dje finalen e Kupës së Shqipërisë me Vllazninë në stadiumin “Air Albania”, një ndeshje që u interpretua mjaft mirë për një skuadër që deri 2-3 javë më parë rrezikonte që të binte direkt në Kategorinë e Parë.
Por, korçarët edhe pse me një grup me elementë të rinj dhe pa shumë eksperiencë, u përpoqën që t’u bënin ballë një prej ekipeve më të mira këtë sezon në Superiore, siç edhe është Vllaznia.
Por, skuadra ka marrë elozhe nga stafi e trajneri Migen Memelli, por edhe persidenti Ardjan Takaj, që nuk i ka kursyer elozhet për këtë grup lojtarësh. Madje, Takaj i quan kampionë lojtarët në një postim që ka bërë në profilin e vet zyrtar.