Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7 që nisi në Japoni dhe jo përmes një video-mesazhi, si ka bërë që nga nisja e luftës në vendin e tij, rreth një vit e 3 muaj më parë.
Ndryshimi i kësaj agjende ka detyruar organizatorët të forcojnë më tej dhe masat e sigurisë, në një kohë kur në Japoni marrin pjesë liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës, përfshirë dhe disa drejtues rajonalë dhe europianë.
Disa orë më pas, vizita e mundshme e Zelenskyt në samit u konfirmua dhe nga këshilltarët e tij të sigurisë, të cilët shtuan se presidenti do të udhëtojë drejt Japonisë për të mbrojtur interesat e Ukrainës në këto të vështira, kur ndihma ndërkombëtare është më e nevojshme se kurrë.