Presidentit amerikan Donald Trump i janë shfaqur simptomat e para të lehta pas infektimit me koronavirus.
“Ai ka shfaqur shenja lodhje, por është në humor të mirë’, thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë në deklaratën e lëshuar nga sekretarja për shtyp, Kayleigh McEnany.
Ndërkohë Zonja e Parë Melania Trump “mbetet në gjendje të mirë shëndetësore vetëm me një kollë të lehtë dhe dhimbje koke”, tha mjeku.
Pjesa tjetër e familjes së presidentit ka rezultuar negative në testin për koronavirusin.
Mjeku tha gjithashtu se presidenti amerikan ka nisur mjekimin, perfshire ketu zinkun dhe vitaminën D si pjesë e trajtimit të tij.
Sakaq, New York Times raporton se “Presidenti ka pak ethe, bllokim të hundës dhe kollë”, kjo konfirmuar per median amerikane nga dy persona të afërt me presidentin Trump.