Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Moldavi. Osmani shkruan se me Sunakun ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë të Kosovës me Britaninë e Madhe.
“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani në Moldavi ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell e po ashtu edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.