Prokuroria për Krime të Rënda paraqiti sot pretencën për të pandehurit e grabitjes së 3 milionë eurove në Rinas. Për të akuzuarin Dash Kupa, u kërkuan 20 vite burg, kurse për Ernest Kupën 19 vite e 8 muaj burg. Neim Avdyli, një tjetër I akuzuar u kërkua të dënohej me 20 vite, kurs Ditjon Memlika 5 vjet e 8 muaj.5 vjet e 8 muaj.
Dy të fundit janë bashkëpunëtorët e drejtësisë Më tej, prokuroria kërkoi për Fatjon Xhyliun 16 vite burg. Dritan Sinanin 16 vjet burg. Aleksander Murataj 24 vite burg.
Rolet
Prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e grupit të grabitësve bazuar në provat e mbledhura më herët nga Prokuroria e Tiranës dhe veprimet e kryera së fundi dyshon se Admir Murataj dhe Dash Kupa janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë-Kashar-Rinas.
Njohja mes këtyre dy personave dyshohet se ka nisur që në burgjet greke, ku ka qenë i dënuar edhe Dash Kupa për akuzat e grabitjes. Dy organizatorët dyshohet se kanë siguruar edhe armët, si dhe mjetet për të lëvizur nga vendi i ngjarjes, para, gjatë dhe pas secilës nga grabitjet. Informacioni për lëvizjet e mjeteve të transportit të parave, mënyrën e organizimit të tyre dhe shumat e parave që mjetet transportonin, burimet thonë se siguroheshin nga Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja, personi që ka prezantuar informatorët me grabitësit.
Pas dhënies së informacionit, prokuroria tregon se grabitësit i kanë shpërblyer me shuma të mëdha parash të dyshuarit Fatjon Xhyliu (ishpolic privat), Ditjon Memlikaj )ish-komandi) dhe Admir Çerpja (informator). Mendohet se paratë në formën e shpërblimit pas çdo grabitjeje i shpërndante Neim Avdulaj, edhe ky ish-komando, person i njohur më së shumti me Ditjon Memlikën e Fajton Xhyliun.
Grabitjet
Një shumë prej 3.8 milionë eurosh është grabitur në rrugën Tiranë-Rinas në zonën e Qafë-Kasharit, më 3 dhjetor 2015. Eskorta e policisë private u përball me një pritë me 4-5 persona të armatosur, që duke u hequr si policë ndaluan mjetet dhe pasi kërcënuan e qëlluan me armë disa herë thyen xhamat e blindit dhe morën paratë.
E njëjta skenë ndodhi më 9 shkurt 2017 në rrugën pranë Rinasit, kur autorët morën 3.2 milionë dollarë. Ata që informonin për lëvizjen e mjeteve të policive private dhe ndihmësit janë kapur, ndërsa nuk janë kapur personat që kanë vepruar të armatosur në realizimin e vjedhjeve të shumave të konsiderueshme. Pavarësisht shumës totale prej 7 milionë eurosh, deri tani janë gjetur vetëm 400 mijë euro.