Presidenti rus Vladimir Putin miratoi personalisht vrasjen e blogerit pro-rus Vladlen Tatarsky, të paktën kështu pretendohet nga kanali rus në Telegram General SVR që besohet se ka burime brenda Kremlinit.
Sipas raportimit Putin do e përdorë vdekjen e blogerit për të fajësuar shërbimet speciale të Ukrainës dhe 26-vjeçaren Daria Trepova, e cila i dha bombën që i mori jetën Tatarskyt.
Trepova u dërgua sot për t’u marrë në pyetje në Moskë e prangosur dhe e shoqruar nga forcat e policisë, ndërsa sipas General SVR operacioni ishte organizuar nga shërbimi rus.
Sakaq, kreu i ushtrisë Wagner, Yevgeny Prigozhin vizitoi sot kafenenë ku ndodhi ngjarja, e cila ishte në pronësi të tij.
Vdekja e tij e cila po i atribuohet Ukrainës, besohet se do ndihmojë Putinin për të justifikuar agresionin e tij ushtarak në Ukrainë dhe objektivat e tij.