Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prezantoheshin si zyrtarë të Kuvendit, si ranë në pranga “juristët e rremë”

09:58 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar për mashtrim dy persona, të cilët prezantoheshin si jursitë të Kuvendit, e kanë përfituar një shumë lekësh duke premtuar se do të jepnin leje zhvillimore e licencë për të ushtruar aktivitetin e mësimdhënies.

Sipas policisë, në sajë të operacionit të koduar “juristët e rremë”, janë vënë në pranga M. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë (e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”) dhe N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si juristë të Kuvendit ata kanë mashtruar dy persona duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim për t’iu siguruar leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.

“Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në momentin që do të takoheshin për t’u kërkuar lekët dy shtetasve të mashtruar. Gjatë arrestimit kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë”, thotë njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Një automjet,dy aparate celularë, dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

juristët\ Kuvendit zyrtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.